22
08
2008
Nga data 23 deri ne 31 gusht, ne Durres organizohet per here te pare “International summerfest Film of Durres. Aktivitet qe mban firmen e kryetarit te bashkise se Durresit, Vangjush Dako i cili eshte njekohesisht edhe president i ketij aktiviteti. Ne faqen zyrtare te Festivalit shkruhet se jane 16 filmat konkurues dhe nder to 4 jane filma te prodhuar nga regjizore Shqiptare. Ndersa ne faqen zyrtare te Bashkise se Durresit shkruhet se do te kete te ftuar personalitete te fushes se artit nga vendi dhe nga bota. Filmat konkurues do te synojne cmimin e madh “Gladiatori i Arte” e cila eshte nje skulpture e punuar nga Sadik Spahia. Motoja qe organizatoret kane zgjedhur per kete eveniment eshte: “Arti, Mbiemri i qytetit tim”.
PS:
Ai shkrimi siper eshte shkrimi im ne versionin gazetaresk! Ufff, ca iperaktivitet i qelizave te trrurit per te bere icik tekst “intelektual”. lol

Komentet : 3 Komente »
Kategoritë : Pa kategori
22
08
2008
Nuk jam amator i garave me kuaj, as kali si kafshe nuk me terheq shume, edhe pse kam pasur rastin ti prek dhe ti ushqej. Por fakti qe ne Durres kohet e fundit po behen disa tentativa per te ndertuar nje klub ipizmi, (e me vone ndoshta edhe nje ipodrom ) me entuziasmon. Tek kjo video shfaqen dy prej kuajve te klubit UNIEURO (nje klub qe po perpiqet te investoje ne kete fushe) gjate nje dite stervitjeje. Kuajt jane te rraces “PURO SANGUE INGLESE” (gjak i paster anglez do e perktheja une ne shqip). Njeri quhet Star e tjetri Jemapaille (zhumapel), se kush eshte njeri e kush eshte tjetri, akoma nuk kam mesuar ti dalloj, lol. Gjithsesi, uroj qe edhe Shqiperia te kete nje zhvillim ne ipizem e ne te gjitha fushat e tjera te sportit.
Nje video tjeter mund ta gjeni edhe duke klikuar ketu
Komentet : 0 Komente »
Kategoritë : Pa kategori
3
08
2008
Perpara disa kohesh ndersa kontrolloja nje nga shume postat e mia elektronike vej re se me kishte
ardhur nje e-mail me titullin e mesiperm. Mendova, me siguri do jete ndo1 reklame, megjithate e hapa e lexoj nje leter qe me teper se me preku, mu duk interesante. Nuk e di nese e kane shkruar vertete dy persona aq shume te dashuruar megjithate, per te mbushur blogun me material, (ahahaha) mendova ta postoj. Letra eshte bere “copy and paste” nga origjinali:

|
Te shkruaj ty, qe ta lexosh edhe pse nuk njeh asnjerin prej nesh.
Megjithate patjeter duhet te kesh dicka te perbashket, me ne te dy. Me siguri do kesh dashuruar ndonjehere.
Me siguri te ka rrahur zemra, me nje tejter zemer ne te njejten kohe. Eshte shume e veshtire te gjesh te njejtin ritem, me zemren e dikujt tjeter, pasi ne bote ekzistojne miliona zemra.
Nese perputhen ritmet e dy zemrave, atehere kjo quhet dashuri. Keshtu jane perputhur ritmet e dy zemrave tona.
in ne te njejten kohe, edhe pse jane larg,
qeshin ne te njejten kohe, edhe kur nuk arrijne te shohin njehkohesisht, qajne ne te njejten kohe, edhe pse lotet nuk arrijne tja prekin njeri-tjetrit.
Me siguri do te kete ndodhur edhe ty, te mos flesh ndonje nate.Je ngritur dhe ke pare oren qe nuk degjon te levize.
Dhe mendja te ka shkuar vetem tek i njejti person, emrin e te cilit e sjell neper mend gjate gjithe dites, por edhe atehere kur mendon se gjithcka ka fjetur.
Ti nuk e di ende cfare eshte endrra??
Atehere ta themi ne.
Te duhesh ashtu sic duhemi ne te dy.
Te puthesh ashtu sic, dime te puthemi vetem ne te dy.
Te dish te ndjesh, vetem ashtu sic dime te ndjejme ne te dy.
Ne jemi dashuria me e bukur e kesaj bote.
Thone qe dashurite vdesin. Por dashuria jone eshte krejt ndryshe.
Sa here qe ka pasur lekundje, cuditerisht ajo eshte bere edhe me e forte
Sa here qe kemi kujtuar, se dicka nuk shkon me nesh, kemi kuptuar
se pa njeri-tjetrin nuk bejme dot.
Dashuria eshte nje enderr valle??
Jo, qenka nje perralle.
Sa bukur ta perjetosh ate.
Ne jemi dy zemra, qe jemi shnderruar ne nje.
Megjithate, perpara nesh kemi nje prove te veshtire.
Nje ndarje te detyruar, qe do ta vere ne prove dashurine tone.
Mendoni se dashurise sone do ti vije fundi??
Na shkruani duke ju pergjigjur pyetjes:
A vdes dashuria, apo ekziston dhe dashuria e perjetshme.
Nga DY ZEMRAT |
Komentet : 3 Komente »
Kategoritë : Pa kategori
21
07
2008
Ktu poshte do gjeni dy “skece” me humoristet durrsak. Jane prodhime te vjetra por qe gjithsesi kane shume humor brenda. Njeri eshte humor i viteve nentedhjete ndersa tjetri duket i viteve tetedhjete.
Komentet : 1 Koment »
Kategoritë : Pa kategori
20
07
2008
Jam i fiksum mas videove, kryesisht shqip, qe botohen ne youtube. Kjo vidjo me kujtoj sa shume kemi pas loz “Horthi Gomorthi” ose sic e quajne disa te tjere “Kala Dibrance”.
SA gjynaf ai i shkreti! ahahah
Komentet : 1 Koment »
Kategoritë : Pa kategori
19
07
2008
Deri para ca ditesh shkoja ne mensen e Universiteti per te ngrene dreken dhe darken.

Sot e mora situaten vete ne dore. Me kishte shku menja per Tarator, por Tarator me kunguj te skuqur aman. Deri me sot kisha arritur te beja vetem veze te skuqme dhe ca petulla te shpifme, lol. Por sot arrita te ngjitem nje grade me larte ne kuzhine. Si hera pare qe ishte duhet ta them, nuk dolen keq, por perkundrazi ishte dicka qe me ka rreshkit ne stomak kendshem! Problemi eshte, ca do gatuj here tjeter?! Shyqyr qe neper internet sot gjen ca do lloj zgjidhjeje per sa i perket kuzhines. Ne fakt “YUMMANIA” eshte nje blog shume i pasur me receta qe e zbulova nji nga kto ditet. Gjithashtu edhe blogu tjeter (te dy i gjeni tek linqet e mija anash) bukmedjath, pervec se te meson se si te gatuash, eshte edhe shume komik! :D 
Komentet : 2 Komente »
Kategoritë : Pa kategori
30
06
2008
Pike se pari, uroj qe dikush ta lexoj kte shkrimin tim, pike se dyti ky eshte blogu im i pare (nuk e di i fundit apo jo). Qenka e veshtire te gjesh nje ide rreth asaj se c’fare karakteri do kete permbajtja e ktij blogut! Megjithate me qene se tani per tani, nuk kam nje ide te qarte rreth permbajtjes po i dedikoj kete shkrim te pare qytetit tim Durrsit. Kte fotomontazhin e kam bo vete e mund te shifet edhe nepermjet kanalit tim ne You Tube www.youtube.com/dionixhi
Komentet : 0 Komente »
Kategoritë : Pa kategori
Komentet e fundit