Gara me kuaj ne breg te detit!
22 08 2008Nuk jam amator i garave me kuaj, as kali si kafshe nuk me terheq shume, edhe pse kam pasur rastin ti prek dhe ti ushqej. Por fakti qe ne Durres kohet e fundit po behen disa tentativa per te ndertuar nje klub ipizmi, (e me vone ndoshta edhe nje ipodrom ) me entuziasmon. Tek kjo video shfaqen dy prej kuajve te klubit UNIEURO (nje klub qe po perpiqet te investoje ne kete fushe) gjate nje dite stervitjeje. Kuajt jane te rraces “PURO SANGUE INGLESE” (gjak i paster anglez do e perktheja une ne shqip). Njeri quhet Star e tjetri Jemapaille (zhumapel), se kush eshte njeri e kush eshte tjetri, akoma nuk kam mesuar ti dalloj, lol. Gjithsesi, uroj qe edhe Shqiperia te kete nje zhvillim ne ipizem e ne te gjitha fushat e tjera te sportit.
Nje video tjeter mund ta gjeni edhe duke klikuar ketu






Komentet e fundit